Hapësirat e gjelbërta kanë pasur gjithmonë ndikim në shendetin tonë mendor ashtu dhe në atë fizik. Gjithsesi, pak dihet ne ditët e sotme rreth impaktit të këtyre hapësirave tek personat me autizëm, i cilësuar në nivel tashmë global si një nga çrregullimet neurologjike më të shpeshta që prekin fëmijët. Po cfarë është autizmi? Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit që shfaqet në mënyre tipike në tre vitet e para të jetës dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik që prek funksionet e trurit. Bazuar në manualin statistikor të Organizatës Amerikane të Psikologjisë, çrregullimet e autizmit përfshijnë shumë fusha të zhvillimit: aftësinë për të ndërvepruar, aftësinë për të komunikuar si dhe krijimin e steriotipit në sjellje, interesa dhe aktivitete.
Sipas teorisë së Bronfenbrenner themi se individët zhvillohen në bashkëveprim me mjedisin ku bëjnë pjesë. Një vëmendje të veçantë i kanë dhënë studiuesit e shumtë rrezikut mjedisor si një faktor që mund të shkaktojë autizëm. Të dhëna nga studimet tregojnë se përqindja e bebeve që lindin me autizëm është 8-10% më e lartë në rajone të ndotura me toksina sesa në ato që jetojnë në zona më të pastra (Kurti, 2013), gjithashtu një studim interesant është ai i kryer ne vitin 2010 në Amerik I titulluar “Marrëdhenia e Ndersjelltë midis Hapësirave të Gjelbërta dhe Autizmit në Fëmijët e Shkollave Fillore në Kaliforni” qëllimi I të cilit ishte të provonte nëse këto dy faktor mjedisi dhe autizmi janë të lidhur me njëri tjetrin. Pra a e shkakton autizmin mungesa e hapësirave të gjelbëra? A është ky një ndër faktorët që mund të cojë në zhvillimin e kësaj sëmundje? A ka prevalencë më të lartë të fëmijëve autik në zona ku hapësirat e gjelbërta janë më të vogla?
Për përgjigjen e këtyre pyetjeve studiuesit vendosën të shtrinin kerkimin e tyre në 560 shkolla publike në Kaliforni. Ata vendoësn që të llogarisnin sipërfaqen e gjelbërt në të gjitha shkollat duke përfshirë dhe përqindjen pyjore,pemët e vogla dhe pemët e medha që ndodheshin në anë të rruges gjithashtu dhe sipërfaqen e mbuluar nga bari.Studiuesit nga rezultatet e ketij hulumtimi arritën në përfundimin që rritja me 10% e hapësirave të gjelbërta ndikon drejtëpërdrejtë në një ulje prej 10% të numërit total të fëmijëve autik dhe me nje ulje prej 19% të këtij numëri nëse sasia e pemëve ne ane te rruges do te rritesh me 10%.
Ky binom midis autizmit-hapësirave të gjelbërta vërtetohet dhe një herë më shumë në shkollat të cilat ishin afër rrugëve kryesore. Zonat urbane me trafik te rënduar ishin të lidhura drejtëperdrejtë me një rritje të numërit të fëmijëve autik. Hipoteza/Zgjidhja që këta studiues menduan që të implementonin pas këtij studimi ishte që të rrisnin numërin e pemëve pranë rrugëve kryesore duke menduar si një ‘Formë Parandalimi’.Por do duhen akoma shumë studime dhe prova të tjera që të konfirmojnë plotesisht këtë ndërlidhje midis kësaj patologjie dhe hapësirave të gjelbëra duke mos harruar që dhe ndotja akustike si pasojë e trafikut të rënduar mund të jetë një tjetër faktorë ndikues tek fëmijët autik.
Në Shqipëri shohim një rritje të numërit të fëmijëve me autizëm nga viti në vit dhe sot sipas të dhënave nga Instituti I Shëndetit Publik 1 në 68 fëmijë është I prekur nga autizmi.
”Ne jemi duke folur për rreth 300 raste në çdo brez fëmijësh, nëse jemi në 30 mijë lindje të reja. Kjo do të thotë se jemi në 3 mijë, nëse marrim nga mosha 2-11 vjeç e nëse shkojmë nga 2 deri në 22 do të thotë se do të duhet të jemi në numrin 6 mijë. Është një numër mjaft i madh krahasuar me atë që ndodh sot nëpër shërbimet tona, në pikëpamje të diagnostikimit. Edhe pse nga njëri 2 vjeçar në tjetrin prej 2010-ës dhe deri më sot, numri i rasteve të reja të diagnostikuara, shkon me 30-40% rritjeje çdo vit”-citon, shefi i Shërbimit të Psikiatrisë, prof. dr Ariel Çomo.Një shifër shumë alarmante duke marrë parasysh që është një patologji me të cilën ne kemi pak vite me të cilin jemi njohur dhe ballafaquar. Në Shtator 2008, eshte zhvilluar Konferenca e parë kombëtare shqiptare mbi autizmin,dhe kjo është vetmja e dhënë që ne sot kemi sepse diagnostikimi dhe konfirmimi I pacientit të parë është i panjohur. Edhe pse shkaqet e vërteta që çojnë një fëmijë në autizëm ende nuk dihen, mund të themi se debati shtrihet në dy kahe, trashëgimi dhe mjedis. Nëse me trashëgimi kuptojmë atë pjesë të veçantë të kromozoneve që kombinohen në çastin e fertilizimit,kjo nënkupton se çdo gjë tjetër që ndodh më tej është mjedis. Hapësirat e gjelbërta në vendin tonë me kalimin e viteve janë përgjysmuar ose edhe më keq. Nuk mund të pohojmë pa një studim të hollesishëm nëse ky është një faktorë ndikues në rritjen alarmante të numërit të fëmijëve autik në vendin tonë por mund ta lëmë si një hipotezë dhe një pikëpyetje të madhe me shpresë që ti japim nje përgjigje.